Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati zbulon titullin e këngës që do të publikojë sot!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Edhe pse sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Olsi Bylykun, artisja ka paralajmëruar se ka gati një tjetër këngë, e cila do të publikohet sot në orën 17:00 dhe titulli që bukuroshja ka zgjedhur është ‘Hajde shpirti’.

Epo, ne jemi gjithë ‘sy e veshë’ të shohim se çfarë ka përgatitur Ronela.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, në Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë lidhur me jetën e saj private me atë që ka shkruar.