Food & Drink Health & Beauty

Rrit performancën dhe sasinë e yndyrës që digjni, kafja si suplement para ushtrimeve!

Kafja për një kohë të gjatë është njohur dhe ka qenë prezente në ambientin e punës, por tani mund t’ju ndihmojë ta maksimizoni sasinë e yndyrës që e digjni gjatë një seance ushtrimesh, si dhe ta rrisni performancën atletike. Ekspertët thonë se duke pirë një gotë kafe 45 minuta para ushtrimeve nënkupton se kur filloni ushtrimet efekti është më i madh.

Ekspertët thonë se kafja ndikon në rritjen e performancës për shkak se ka të njëjtin përbërës aktiv sikurse suplementet para-ushtrimore; kafeinën. Si stimulues, kafeina është dëshmuar se rrit performancën atletike dhe rrjedhimisht pirja e kafes mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të ndërtoni muskuj më shpejt. Megjithatë, përveç kafes, ekspertët e nutricionit rekomandojnë që edhe të ushqeheni mirë para stërvitjeve. Ekspertët nuk rekomandojnë që të konsumoni më shumës se 400 miligramë kafeinë në ditë.

Rezulton se kafja ka efekte negative, nëse pihet në të ftohtë. Në shumicën e rasteve, ne jemi më të ngrohtë se mjedisi që na rrethon dhe në këtë rast ne e largojmë të ngrohtin nga trupi. Kur është ftohtë, megjithëse trupi reagon duke u dridhur, gjeneron më shumë ngrohtësi. Pirja e një filxhani kafe, në ditë të ftohta shkakton urinim, sepse kafeina është diuretike.

Kjo është një mënyrë tjetër për të humbur ngrohjen, sepse lëngu është shumë më i ngrohtë se mjedisi që ju rrethon. Edhe alkooli, ashtu si kafja, do të bëjë që enët tuaja të gjakut të zgjerohen dhe në disa raste, po ta pini në të ftohtë ju mund të përfundoni në hipotermi. Në vend të këtyre pini çokollatë të nxehtë, por siguroheni që të mos ketë kafeinë. Studimet tregojnë se pijet e nxehta mund të ndihmojnë në lehtësimin e përkohshëm të simptomave të tilla si rrjedhja e hundës dhe dhimbjet e fytit.