Celebrities Gossip Showbiz

Së shpejti publikohet pjesa e dytë e “TL”, Elgit Doda na tregon pak nga teksti i këngës!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Të gjithë i mbajmë mend këngët e dashurisë që Donald Veshaj ia kushtoi Bora Zemanit në bashkëpunim me Elgitin, vitin e kaluar gjatë periudhës së “Big Brother Vip 1”. Kënga “TL” (Toxic Love) ishte më e pëlqyera nga publiku dhe në krye të klasifikimeve muzikore. E së fundmi duket se Elgiti ka një surprizë për të gjithë, pasi ka lajmëruar se do të sjellë pjesën e dytë të këngës.

Elgiti po na zbulon pak nga “TL2” e së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar një rresht nga teksti i këngës së re e duket se vetëm aq pak mjaftoi që të gjithë të jemi të bindur se do të ketë një sukses të madh.

Merri krejt vetëm dhmbjen lema mu 

Inat me veten kam se hala po të du

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Giti (@elgitdoda)

Elgit ka treguar gjatë një interviste “sekretet” dhe prapaskenat e këngës së famshme që Luizi i ka dedikuar Kiarës për Shën Valentini, e cila titullohet “Me ty”. Artisti ka treguar se sfida ka qenë një sfidë e vërtetë megjithatë Luizi është sjellë si një profesionist.