Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Seksi, ilaçi “magjik” nëse vuani nga alergjia!

Çdo verë, ata që vuajnë nga alergjia detyrohen të blejnë spraj për hundë, medikamente dhe shami për të luftuar efektet e polenit. Por disa shkencëtarë besojnë se ata që kanë alergji duhet të shikojnë drejt çarçafëve për lehtësim nga kruajtjet e syve, rrjedhjen e hundëve dhe tështitjen. Në vitin 2019, ekspertët në Iran gjetën një lidhje midis sistemit riprodhues dhe pasazheve të hundës, duke sugjeruar se seksi mund të jetë përgjigja për reduktimin e efekteve të alergjisë.

Shkencëtarët zbuluan se seksi bën që enët e gjakut të shtrëngohen në hundë dhe sy, që do të thotë se hundët e zëna zhbllokohen dhe sytë e përlotur ndalojnë lotimin. Sina Zarrintan shpjegoi në revistën ‘Medical Hypotheses’ se seksi mund t’i bëjnë vërtet pasditet tuaja të verës sërish të këndshme.

Shkencëtari tha:

Kjo mund të bëhet herë pas here për të lehtësuar kongjestionin dhe pacienti mund të rregullojë numrin e marrëdhënieve në varësi të ashpërsisë së simptomave.

Teoria konsiderohet të jetë më e dobishme për meshkujt, pasi ejakulimi mendohet se lehtëson këto simptoma të alergjisë. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se varësia ndaj seksit është një problem psikologjik që mund të sjellë pasoja të rënda mbi jetën dhe marrëdhëniet sociale të atyre që e vuajnë. Rory Reid, psikiatër dhe autor i një hulumtimi të fundit tha se:

Shumë njerëz e përdorin seksin herë pas herë si një mënyrë për t’u arratisur nga stresi dhe kjo është normale. Problemi është se këta pacientë kanë një lloj sjelljeje kostante që intensifikohet deri në atë pikë sa dëshira seksuale kontrollon të gjitha aspektet e tyre të jetës dhe për më tepër ndihen impotentë për ta ndryshuar.

Rikujtojmë, se ushqimet rrisin dëshirën tuaj seksuale. Dr.Vijay Singhal, seksolog në Institutin Mjekësor Sri Balaji Action me bazë në Delhi, rendit të vërtetën pas ushqimeve dhe frutave që mund të përmirësojnë epshin tuaj.