Celebrities Music Showbiz

Sërish një lajm i keq nga Celine Dion, këngëtarja detyrohet të shtyjë koncertet e saj në Evropë!

Celine Dion ka bërë të ditur se ende po lufton me ngërçet e muskujve dhe se rikuperimi i saj nuk po shkon ashtu siç e priste. Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj iu desh t’i shtynte koncertet nëpër Evropë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Më vjen keq që duhet ta ndryshojmë edhe një herë turneun tonë të planifikuar në Evropë. Së pari na u desh të shtynim koncertet për shkak të pandemisë dhe tani duhet të shtyjmë disa për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Fatkeqësisht, disa do të më duhet t’i anuloj. Shërimi është i ngadaltë dhe po më frustron. Kam marrë ilaçe, por kam ende ngërçe. Rikuperimi po zgjat shumë më shumë nga sa prisja. Më duhet të jem në top formë kur të rikthehem në skenë. Mezi pres kjo do të ndodhë, por kam një rrugë të gjatë për të bërë… Po bëj maksimumin që të kem mundësi të mbaj koncerte të mira, sepse ju i keni merituar.

Sipas informacioneve aktuale, turneu do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncertet zgjasin deri në prill, kur Celine do të bëjë një pushim. 54-vjeçarja do të performojë sërish nga gushti deri në tetor.

Së fundmi është zbuluar data e publikimit të filmit “It’s All Coming Back to Me”. Sipas, ‘New York Post’, filmi do të dalë në kinema më 10 shkurt 2023. Filmi do të flasë për një vajzë (Priyanka Chopra) e cila i dërgon mesazhe romantike në celular të fejuarit të saj të ndjerë si një mënyrë për të përballuar humbjen e tij.

Numri rezulton t’i ricaktohet një burri tjetër, të luajtur nga Sam Heughan. Dy personazhet zemërthyer takohen dhe krijojnë një lidhje. Pjesë e filmit do të jetë dhe këngëtarja e njohur Celine Dion e cila shërben si një figurë mentore që frymëzon personazhet Chopra dhe Heughan të bien në dashuri.