Aktualitet Sport

Përfundon me rrjeta të paprekura pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Hungarisë/ Kumbulla humb shansin e artë.

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Shqipëria u tregua e kujdesshme gjatë 45 mintuëshit të parë.

Rastin më të mirë  për Shqipërinë e pati Marash Kumbulla në minutën e 33’ i cili i vetëm me portë e dërgoi topin jashtë.

Hungaria rrezikoi disa herë gjatë 45 minutëshit të parë, por portieri Etrit Berisha u tregua i vëmendshëm duke mos lejuar të mposhtet.

Përpara ndeshjes tekniku italian ka bërë publike edhe formacionin titullar që ka përzgjedhur për të hedhur në fushë nga minuta e parë. Hysaj, Bare dhe Manaj janë 3 mungesat e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak kartonësh.

Bie në sy aktivizimi titullar, i debutuesit të shumëpritur Nedim Bajrami. Në sulm është preferuar dyshja Uzuni-Balaj. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi ka pasur një problem në gjurin e majtë dhe nuk është në kondicionin e duhur. Ndërkohë për sa i përket krahut të djathtë është preferuar Doka, i cili do të zëvendësojë Hysajn.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja

HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi