Fashion Health & Beauty

Shumë varëse e shumë byrzylyqe, njihuni me trend-in e ri të sezonit!

Vera po afron kështu që me pozitivitet duhet të kontrollojmë edhe për trend-et e reja të modës që do të mbizotërojnë këtë sezon. Nga këpucët dhe çantat, xhaketat, fustanet dhe shumë elemente të tjera janë pjesë e ndryshimeve për vitin 2021.

Me kthimin në jetën shoqërore veçanërisht për njerëzit e vaksinuar, dyqanet e kozmetikës në SHBA kanë përjetuar një bum në shitjen e buzëkuqëve: mbi 34 milionë në fund të prillit. Sipas “CNN”, me relaksimin e masave kufizuese të pandemisë, e gjithë vëmendja duket se është rikthyer te buzëkuqi.

Kur mendojmë për unazat shpesh mendjet tona përfytyrojnë imazhet e unazave prej ari të hollë ose diamanteve delikate. Por në këtë sezon në fakt është kthyer vëmendja te aksesorët e stilit të ëmbël, të thjeshta dhe që duken si karamele.

Janë pikërisht unazat akrilike të cilat po hyjnë në një trend të pakthyeshëm. Disa nga emrat e njohur të showbiz-it botëror e kanë “përqafuar” këtë trend dhe ne mendojmë se duken shumë bukur.

Por le të mos harrojmë për trendet e bizhuterive! Gjatë karantinës këtë vit bizhuteritë u dalluan si një mënyrë e thjeshtë për të plotësuar veshjen tuaj. Më poshtë do të njiheni me disa trende të aksesorëve që do të dominojnë tani e tutje:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

Nëse e konsideroni veten një fashioniste të vërtetë, duhet t’i kushtoni vëmendje maksimalisht veshjeve tuaja dhe trend-eve të reja. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni veshjen e duhur, në momentin e duhur.

Rikujtojmë se një xhaketë xhins e markës Prada, e dizejnuar në forma dhe stile të ndryshme është gjithçka që ju duhet në garderobën tuaj. Normalisht kjo veshje duhet të plotësojë në mënyrë të favorshme tiparet e paraqitjes dhe figurës tuaj, të përputhet me stilin e përgjithshëm të veshjes.