Celebrities Gossip

Si ishte të ishe gruaja e një legjende si ai? E veja e Elvis Presley-t zbulon disa detaje të reja!

Ceremonia e tyre e dasmës zgjati vetëm 8 minuta dhe martesa e tyre 6 vjet, megjithëse u takuan kur ajo ishte 14-vjeçe dhe ai 10 vjet më i madh se ajo. Po flasim për Priscilla Presley, e veja e Elvis Presley-t e cila disa kohë më parë është shprehur në një intervistë për programin britanik “Loose Women” se vitet e saj të adoleshencës nuk ishin të gjitha vajzave normale.

Unë jetova jetën e tij, dëgjova muzikën që dontë ai, shkova në endet ku ai dëshironte të shkonte.

Nga marrëdhënia e tyre lindi vajza e vetme e këngëtarit, Lisa Marie Presley, e cila sot është 52-vjeçe dhe ka katër fëmijë. Kjo e fundit shpenzoi të gjithë trashëgiminë që i ati i la në moshën 9-vjeçare, një shumë kjo prej 100 milion dollarë. Priscilla dhe Elvis Presley patën një histori të trazuar dashurie, të mbushur me akuza por edhe tradhëti. Martesa e tyre u “thërrmua” në 1973, megjithate ajo ende flet për momentet e vështira të asaj marrëdhënieje.

Ajo së fundmi ka rrëfyer se:

Femrat ishin gjithë kohën rrotull tij, ndërsa mua më stresonte në maksimum ideja që ai mund të shkonte diku vetëm. Për këtë arsye, kur duhet të lëvizte, shkoja me të kudo, deri tek dentisti për kontrollin rutinë. E mbikqyrja non-stop, sepse e dija që ishte epiqendra e të gjithë vështrimeve.

Ajo tregoi edhe se cfarë karakteri “shpërthyes” kishte Elvis.

Nëse shikonte në televizor ndonjë person që e urrente, merrte pistoleten dhe qëllonte ekranin. Pastaj i thoshte të atit të blinte një televizor tjetër.

Rikujtojmë, se së fundmi është bërë e ditur se pelerina e bardhë dhe kostumi legjendar i Elvis Presley-t do të dalin në ankand për vlerën 50,000 dollarë. Kostumi ka një ofertë fillestare prej 350,000 dollarë, ndërsa pelerina aktualisht po shkon për 50,000 dollarë.

Ju rikujtojmë gjithashtu se i pari për emisionin “Histogri” në Top Albania Radio ishte legjenda, Elvis Presley, duke sjellë detaje nga vdekja e tij e supozuar si e sajuar deri tek lidhja direkte me vrasjen e ish presidentit Kennedy.