Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Si po e shikon Gentian Zenelaj lojën e mikut të tij, Amos brenda shtëpisë së “BBV2”?

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur, Gentian Zenelaj. Ai ka treguar çdo detaj rreth shfaqjes së tij që quhet “Shtëpiakë të dëshpëruar”. Një komedi mjaft interesante dhe e bukur që është pritur mjaft mirë nga publiku. Përveç shfaqjes dhe të gjitha angazhimeve dhe projekteve që do të sjellë, Genti u ndal pak edhe tek një nga miqtë e tij që aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Amos Zaharia.

Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit. më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt.

Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst.

A ka Amosi një lidhje jashtë?

Këtë nuk di të ta them sepse unë nuk ndërhyj.

Ndër të tjera Genti ka treguar se:

Shoh një dëshirë shumë të madhe për të goditur. Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë aty duhet të jeshë palë nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson ‘post’ Big Brother pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet, nëse produksioni do t’i bëjë komentet off gjithçka do të jetë perfekt.