Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Si qëndron e vërteta e raportit të saj me Noizyn…/Keisi Medini e zbulon ekskluzivisht në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Keisi Medini. Si ka qenë kjo eksperiencë për bukuroshen? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, si ka nisur e gjithë vëmendja që Keisi ka tani?

Unë u bëra e njohur nga një portal ku babi kishte dhënë një intervistë dhe kishte përmendur që ka një vajzë. Aty nisi gjithçka dhe unë nisa të bëhem e njohur, u bëra fotomodele. Mikeshat e babit më merrnin në celular dhe më propozonin projekte të ndryshme.

Kohë më parë nëpër media u aludua një romancë mes Noizyt dhe Keisit, si qëndron e vërteta?

Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet.

Si do e dëshironte Keisi partnerin e saj?

Unë jam një vajzë e rritur shumë mirë dhe nuk kam patur asnjëherë probleme që mos bëj këtë apo mos bëj atë. Jemi shumë liberal si familje dhe do të doja një njeri po njësoj, të kuptoj botën time.