Celebrities Showbiz

Si rrallë herë Daniel Craig bën daljen me vajzën e tij në premierën e filmit!

Daniel Craig bëri një paraqitje të rrallë publike me vajzën e tij Ella Loudon në premierën e filmit ‘No Time To Die’. Ylli i James Bond kishte veshur me një xhaketë kamoshi në një ngjyrë si rozë, ndërsa ai është fotografuar teksa largohej nga Annabel’s Club në Mayfair dorë për dore me vajzën e tij 29-vjeçare. Gruaja e tij, Rachel Weisz mungonte në këtë rast kaq të veçantë për shkak të angazhimeve të saj dhe xhirimeve në SHBA.

Ella është vajza e Daniel dhe ish-gruas së tij, Fiona Loudon nga e cila u divorcua në 1994 pas vetëm dy vitesh martesë. Më vonë aktori vendosi të martohej në vitin 2011 me Rachel Weisz. Rachel dhe Daniel kanë edhe një vajzë dy vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur asnjëherë, ndërsa Rachel ka nga një lidhje e mëparshme edhe një djalë Henry që tani është 15 vjeç.

Ella dukej shumë e bukur me kostumin e zi të ndritshëm dhe këmishë mëndafshi krem, ndërsa ajo u largua nga festa pasi kishte pozuar me babain e saj në tapetin e kuq. Kohët e fundit Daniel ka thënë se ai do të preferonte të hiqte qafe të gjitha paratë e tij sesa t’i jepte fëmijëve të tij, sepse konceptin e trashëgimisë e konsideron ‘mjaft të pakëndshëm’.

Kujtojmë gjithashtu se roli i James Bond-it të ri do të jetë një personazh mashkull. Producentja e ‘No Time To Die’ Barbara Broccoli është shprehur se një grua nuk do ta portretizojë rolin e James dhe se ajo nuk do ta diskutojë zëvendësimin e Daniel Craig deri në vitin 2022.

Së fundmi producentja Barbara Broccoli ka treguar se 007 do të jetë gjithmonë një personazh mashkull. Kreu i ‘Eon Productions’, i cili merret me pjesën e menazhimit është shprehur se gjithçka në lidhje me pjesën se kush do ta marrë rolin nga Daniel Craig do të vendoset vitin e ardhshëm dhe se do të jetë patjetër mashkull.