Health & Beauty Lifestyle

Si të kujdeseni për thembrat në mënyrë që këmbët tuaj të duken sa më bukur këtë verë!

Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Po flasim për thembrat e çara dhe kallot, dy prej problemeve më shqetësuese gjatë verës për shumë gra dhe burra.

Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e tyre si lagështia, veshja e këpucëve të papërshtatshme zbathur, etj. Megjithatë, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuara para se të mbathni sandalet dhe shapkat e para për sivjet.

1.Aspirinë + lëng limoni

Kombinimi i aspirinës me lëngun e limonit është një ndër metodat më efektive për të trajtuar thembrat e çara dhe kallot e këmbës. Shtypni 5-6 kokrra aspirinë dhe bashkojini me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle ujë. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh lyeni me kremin e përgatitur thembrat dhe mbështillini me një qese plastike. Pas 10 minutash fërkoni thembrat me gur smeril dhe lajini me ujë të ngrohtë. Nëse vuani nga diabeti, apo keni alergji nga aspirina mos e përdorni metodën e mësipërme.

2.Niseshte misri dhe vitaminë E

Në qoftë se nuk keni niseshte misri në shtëpi, vraponi menjëherë për ta blerë pasi aplikimi i përditshëm i saj i mban këmbët e thata. Merrni disa kapsula xhelatinoze vitamine E dhe përziejini me niseshte misri. Me masën e përftuar lyeni thembrat e çara dhe kallot.

Ah, verë! Sezoni i pantallonave të shkurtra dhe sandaleve. Dielli është jashtë, por për fat të keq, po ashtu edhe këmbët. Ne themi për fat të keq sepse, pas dimrit me çizme dhe atlete, këmbët e shumicës së meshkujve tani duken jo dhe aq mirë. Pra, ndërmerrni këto hapa bazë për të siguruar që këmbët tuaj të duken gjithmonë bukur. Në këtë periudhë të vitit, ndoshta jeni gati për pak rreze dielli dhe argëtim.

Por pas muajsh të tëra që keni veshur çorape dhe këpucë të mbyllura, këmbët tuaja ndoshta nuk janë gati për verën dhe ekspozimi i tyre mund të mos jetë aq mendim i këndshëm. Por tani është koha të përgatiteni për verën. Nëse nuk keni ndonjë problem themelor shëndetësor, përgatitja mund të jetë e thjeshtë. Ju tregojmë 5 hapa të thjeshtë që mund të ndiqni në shtëpi për t’i rikthyer këmbët tuaja në gjendje të mirë.