Health & Beauty Lifestyle

Si të siguroheni që këmbët tuaja të jenë gati për sandale këtë verë…

Ah, verë! Sezoni i pantallonave të shkurtra dhe sandaleve. Dielli është jashtë, por për fat të keq, po ashtu edhe këmbët. Ne themi për fat të keq sepse, pas dimrit me çizme dhe atlete, këmbët e shumicës së meshkujve tani duken jo dhe aq mirë. Pra, ndërmerrni këto hapa bazë për të siguruar që këmbët tuaj të duken gjithmonë bukur.

1.Konsultohuni me profesionistë

Një person specialist për problemet e këmbëve është i duhuri duke nisur që nga kontrolli i shëndetit të këmbëve, te trajtimi i kallove apo thonjve të trashë, të zbardhur dhe me infeksione. Nëse këmbët tuaja janë në formë mjaft të mirë, por thjesht kanë nevojë për një rregullim kozmetik, atëherë mendoni të bëni një pedikyr. Është ndoshta trajtimi më i dobishëm dhe më pak i frikshëm i bukurisë i disponueshëm për meshkujt.

“Gjëja e rëndësishme nuk është të mendoni për këmbët tuaja si identitete të veçanta”-thotë pediatria Dina Gohil, e cila beson se ne të gjithë duhet të rishqyrtojmë marrëdhënien me këmbët tona. “Në vend që t’i neglizhoni, jepini vëmendjen që meritojnë me një regjim të rregullt të kujdesit për këmbët.”

02.Eksfoloni thembrat

Thembra të dëmtuara?! Zgjidhja është e thjeshtë. Eksfoloni lëkurën e këmbëve tuaja në të njëjtën mënyrë si me fytyrën tuaj. Për ta bërë më të lehtë heqjen e lëkurës së vdekur, specialisti i thonjve, Leighton Denny rekomandon që t’i njomni këmbët në një tas të madh me ujë të ngrohtë për 10 minuta përpara se të aplikoni një scrub eksfolues.

Mund ta krijoni duke përzier vaj ulliri me kripë ose sheqer, largon lëkurën e vdekur.

Vazhdoni me një krem hidratues për këmbët për ta mbajtur lëkurën të butë dhe të zhdërvjellët dhe për të parandaluar çarjet.

Për rezultate më të mira, masazhoni butësisht lëkurën dhe përsëriteni pak para se të shkoni në shtrat.

03.Kujdesuni për qimet tek gishtat e këmbëve

Gishtat e këmbëve me qime për disa janë të shëmtuar. Përdorimi i një brisku te gishtat e këmbëve mund të duket si opsioni më i thjeshtë, por sipas specialistit Andy Rouillard nuk është padyshim më i miri.

Opsioni më i mirë është depilimi. Ai heq çdo qime nga rrënjët, gjë që rezulton në lëkurë jashtëzakonisht të lëmuar. Si një bonus, qimet e reja që rriten do të jenë më të butë dhe më të rrallë.

4.Kujdesuni për thonjtë

Thonjtë janë dera e përparme e këmbëve tuaja. Janë ato që njerëzit i vënë re së pari nëse keni veshur sandale dhe do të gjykoheni mbi to, ndaj sigurohuni që ato të jenë gjithmonë të rregullta. Për të filluar, përdorni gjithmonë prerëse ose gërshërë të dizajnuara për gishtat e këmbëve dhe pritini thonjtë drejt.

05.Zgjidhni manikyrin e duhur

“Thonjtë e lyer të këmbëve janë një mënyrë argëtuese, e lehtë për të treguar kreativitetin tuaj dhe për të eksperimentuar me diçka të re, kështu që nuk është për t’u habitur që më shumë meshkuj se kurrë po e bëjnë këtë”,- thotë Denny. Ai sugjeron të zgjidhni një nuancë më të errët, si e zeza, nëse jeni fillestar i manikyrit, ose të provoni një nuancë të kuqërremtë në të zezë.

Aplikoni dy shtresa të holla dhe jo një të trashë, duke lejuar që shtresa bazë të thahet tërësisht. Nëse aplikoni një shtresë mbi një shtresë të trashë që nuk është e thatë poshtë, mund të keni njolla.

06. Kujdeseni nga dielli

A ka siklet më të madh se këmbët e djegura nga dielli?! Ja vlen t’i mbroni ata nga dëmtimi i diellit me një krem dielli me spray të thatë në prekje që do të ofrojë mbrojtje pa qenë i yndyrshëm. Melanoma lentiginoze akrale (një lloj kanceri i lëkurës i gjetur në këmbë dhe ai që i mori jetën Bob Marley) shpesh shfaqet në shputat e këmbëve dhe nuk zbulohet. Avantazhi i veshjes së sandaleve është se, ndryshe nga çizmet, ato lejojnë që këmbët tuaja të marrin frymë. E keqja është se ato nuk ofrojnë gjithmonë mbështetjen e nevojshme për këmbët tuaja.