Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Simon Cowell shpreh pendesë për ndërhyrjet në fytyrë!

Ylli i “Britain’s Got Talent”, Simon Cowell së fundmi ka shprehur se ka hequr dorë nga ndërhyrjet në fytyrë pasi ndihej sikur dukej “si diçka nga një film horror”. Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, Cowell pranoi se kishte shkuar shumë larg me fillers-at sa nuk e njihte më veten.

“Ishte një fazë ku kisha shkuar pak larg. Pashë një foto timen të një ditë më parë dhe nuk e njoha më veten”,-tha ai duke pranuar se edhe djali i tij tetëvjeçar Eric, të cilin ai ndan me të fejuarën Lauren Silverman, kishte vënë re fytyrën e tij të mbushur, duke e bërë atë të heqë dorë nga trajtimet.

Simon tha se ai tani preferon një stil jetese të shëndetshme. Ndërkaq, rikujtojmë se manjati i muzikës ka treguar së fundmi se do t’i lërë një ‘shumë të konsiderueshme’ strehimoreve të ndryshme të qenve në testamentin e tij të fundit, që besohet të jetë rreth 24 milionë euro. Ylli i “Britain’s Got Talent” tregoi sesi vendosi të përpilonte dëshirat e tij të fundit pasi pësoi një aksident traumatik me biçikletë që e la me një krah të lënduar. 

Simon Cowell vlen të përmendim se është përfshirë në një aksident të rëndë me biçikletën e tij elektrike. Dëshmitarët që kanë qenë pranë tij janë shprehur se ai është me fat që është gjallë. Ky është aksidenti i tij i dytë në 18 muaj. 62-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital pranë shtëpisë së tij në perëndim të Londrës me dyshimet për tronditje, prerje në fytyrë dhe një krah të thyer pasi u përplas në rrugë me shpejtësi të lartë, ndërsa nuk mbante helmetë.