Celebrities Gossip Showbiz

Simon Cowell po planifikon të japë miliona dollarë për strehimoret e qenve!

Simon Cowell ka treguar së fundmi se do t’i lërë një ‘shumë të konsiderueshme’ strehimoreve të ndryshme të qenve në testamentin e tij të fundit, që besohet të jetë rreth 24 milionë euro. Ylli i “Britain’s Got Talent” tregoi sesi vendosi të përpilonte dëshirat e tij të fundit pasi pësoi një aksident traumatik me biçikletë që e la me një krah të lënduar. Manjati i muzikës e përshkroi procesin si një nga gjërat më dëshpëruese që ka bërë ndonjëherë dhe një nga më të vështirat, pasi ai zbuloi se çdo gjë për të cilën interesohet do të mbulohet në testament.

Simon bëri testamentin e tij për herë të parë kohët e fundit, duke zbuluar për tabloidin britanik ‘The Sun’ për përmbajtjen dhe arsyetimin pas tij. Gjatë bisedës, ai zbuloi gjithashtu se do të lërë një ‘shumë të konsiderueshme’ për strehimoret e qenve duke përfshirë “Dogs Trust”, “K9” në Barbados dhe “Battersea Dogs Home” të Londrës. Simon tha se testamenti mbulonte çdo gjë që i intereson atij, përpara se të zbulonte se nuk e kishte bërë kurrë më parë pasi nuk mendonte se do të vdiste.

Milioneri në vitin 2009 tregoi se donte që trupi i tij të ngrihej kur të vdiste, duke u thënë mysafirëve të një darke të organizuar nga kryeministri i atëhershëm Gordon Brown:

Kam vendosur të ngrijë veten kur të vdes.

Por ai tani ka ndryshuar mendim.

Sjellim në vëmendje se Cowell u përfshi në një aksident të rëndë me biçikletën e tij elektrike para disa ditësh. Dëshmitarët që kanë qenë pranë tij janë shprehur se ai është me fat që është gjallë. Ky është aksidenti i tij i dytë në 18 muaj. 62-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital pranë shtëpisë së tij në perëndim të Londrës me dyshimet për tronditje, prerje në fytyrë dhe një krah të thyer pasi u përplas në rrugë me shpejtësi të lartë, ndërsa nuk mbante helmetë.