Celebrities Showbiz

“Është me fat që është gjallë”, Simon Cowell përfshihet në një aksident të rëndë!

Simon Cowell është përfshirë në një aksident të rëndë me biçikletën e tij elektrike. Dëshmitarët që kanë qenë pranë tij janë shprehur se ai është me fat që është gjallë. Ky është aksidenti i tij i dytë në 18 muaj.

62-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital pranë shtëpisë së tij në perëndim të Londrës me dyshimet për tronditje, prerje në fytyrë dhe një krah të thyer pasi u përplas në rrugë me shpejtësi të lartë, ndërsa nuk mbante helmetë. Cowell më parë mbeti me shpinën e thyer pas një përplasjeje të tmerrshme me biçikletë elektrike në Malibu në gusht të vitit 2020.

Një burim i tha tabloidit britanik “The Sun” se:

Simon është me fat që është gjallë. Ai po pedalonte së bashku me motorin elektrik të ndezur, kur rrotat i dolën papritur nga poshtë. Ai rrëshqiti dhe shkoi fluturoi mbi timonin e biçikletës së tij në mes të rrugës. Pavarësisht se ky është aksidenti i tij i dytë i madh, Simon këmbëngul se nuk do të heqë dorë nga biçikleta, por do të fillojë të mbajë një helmetë.

Në gusht të vitit 2020, Simon ra nga biçikleta e tij elektrike në Malibu dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në shpinë. Por ai tha se sprova vetëm e inkurajoi atë për t’u ushtruar edhe më shumë dhe, pavarësisht se e uli aktivitetin e tij të ngarjes së biçikletës, ai i tha ish të-dashurës së tij Terri Seymour në ExtraTV se ai ende bën dhjetë milje në ditë me biçikletë.

Rikujtojmë se, manjati britanik i muzikës Simon Cowell është fejuar me të dashurën e tij Lauren Silverman, pasi ishte në lidhje me të për gati 10 vjet dhe ‘u betua’ se ai nuk do të martohej kurrë. Lajmi u konfirmua nga një burim i cili tha për “Entertainment Tonight” se Simon, 62 vjeç, u ul në një gjunjë për t’i propozuar partneres së tij gjatë pushimeve familjare të çiftit në Barbados.

Simon i propozoi Lauren-it në pushimet e tyre në Barbados gjatë festave përpara djalit të tyre Eric dhe djalit të Lauren-it, Adam. Lauren ishte aq e befasuar dhe nuk e priste që Simon të propozonte, sepse Simon më parë nuk e kishte menduar kurrë se ai ishte tipi që dëshiron të martohet. Ai ndryshoi mendje sepse e kuptoi se takoi të duhurën.