Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sipas Lindsay Lohan të rikthehesh në aktrim është njësoj si ‘të ngasësh një biçikletë’!

Së fundmi aktorja e njohur Lindsay Lohan ka folur për rikthimin në aktrim. 36-vjeçarja e cila do të luajë në filmin “Falling for Christmas”, tha se rikthimi “është si të ngasësh një biçikletë”. Lohan shpreh për Hollywood Reporter se:

Është një pjesë e imja. Të bësh filma, të luaj një personazh. Më sjell kaq shumë gëzim të jem në gjendje të ndaj një histori me njerëzit. Të marrësh njerëzit në atë udhëtim me mua është një bekim.

Në ‘Falling for Christmas’, Lindsay Lohan luan si një trashëgimtare hoteli e sapofejuar që vuan nga amnezia pas një aksidenti në ski. Me afrimin e Krishtlindjes, ajo e gjen veten nën kujdesin e Chord Overstreet dhe vajzës së tij. Filmi do të publikohet në Netflix më 10 nëntor.

Lohan, e cila nënshkroi një marrëveshje për dy filma të tjerë me shërbimin e transmetimit do të luajë gjithashtu në Irish Wish. Në fillim të këtij viti, aktorja mori pjesë në një reklamë të Super Boël për Planet Fitness, “What’s Gotten Into Lindsay”. Reklama i referohej marrëdhënies së saj të kaluar me paparacët.

Rikujtojmë se rreth 1 viti më parë babai i aktores u arrestua nën akuzën e dhunës në familje. Kjo akuzë e bërë erdhi nga ish-gruaja e Michael Lohan e cila kishte treguar se ai mund ta sulmonte në shtëpinë e saj. E gjitha kishte nisur pasi Lohan e kishte dhunuar pasi ajo i kishte kërkuar shpjegim se pse kishte kërkuar shërbime eskorte në internet para udhëtimit të tij në Houston.