Aktualitet Celebrities Live From Tirana

Sonila Meço në TAR: “Këtu oligarkët i ke të mbytur në borxhe, nuk i ke oligarkë me puse nafte”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja e njohur Sonila Meço. Sa e përballon jetesën Sonila në Shqipëri?

Unë rezervohem të qahem për problemet e mia kur mendoj çfarë diference të madhe ka në standardin e jetesës në Shqipëri me njerëz që detyrohen të mbyllin muajin me rroga shumë të ulëta. Standardi i jetës në Shqipëri nuk garantohet edhe nëse ke një emër, ke një punë që e bën mirë apo ke formimin e duhur. Është një vend me një të ardhme të pasigurt, është bërë shumë e vështirë. Duke qenë personazhe të njohur rrjedhin benefite, por të vogla. Kam parë çfarë ka ndodhur në tregun mediatik, ti shikon edhe brenda mediave që ka rroga me një diferencë të madhe. Shqipëria ka shumë para të zezë në qarkullim, dikur trafiqet njerëzore, më pas të drogës, prodhuan një ekonomi të zezë që furnizon një pjesë të konsumit dhe një pjesë të investimeve që nuk janë prodhuese. Nëse ajo para do të hynte në ekonomi në formë prodhimi, të hapeshin fabrika që do të punësonin mijëra njerëz do të kishte standarde më të larta. Kjo shkon e gjitha në beton, ndërtesa dhe e gjitha kjo mobilizon kapitalin dhe nuk prodhon asgjë. Shqipëria nuk ka investime të huaja dhe ato që janë nuk prodhojnë. Këtu edhe ata oligarkë që ke i ke të zhytur në borxhe, nuk i ke oligarkë me puse nafte, janë oligarkë importesh. Roli i shtetit është problematik, me gjithë këto privatizime, është absurde që 9 vite Shqipëria ka një qeveri të majtë. Pjesa më e madhe jetojnë me çfarë sjellin të afërmit e tyre nga jashtë.

Sa përpiqesh të jesh selektive dhe të edukosh një fenomen që të serviret?

Tek unë është më e thjeshtë se në një moshë të pjekur arsyeton pavarësisht se dhe unë kam ato momentet e mia por që di t’i zgjidh. Problemi është tek vajza ime sepse rrjetet sociale nuk ia ndalon dot, do të jetë një shok klase që do ta vendos në kontakt me diçka. Ajo e kupton diferencën e mirëqenies, sheh këta të showbiz-it me jetë luksoze dhe e bën diferencën. Fillon një shpjegim i gjatë por jo i lodhshëm sepse Amaris do shpjegime të shkurtra. Amarisi ankohet që unë i jap shumë këshilla. Po u investove ne formimin, në aftesitë e tua, janë e vetmja gjë që nuk do të braktisin kurrë. Me ato duar do të gatuash brumin tënd. 

Sa e rrezikshme është përqasja e jetesës fallco në ndërtimin e brezit të ri?

Më intereson të dëgjoj brezat e rinj për këtë pyetje. Është diskutim i gjatë dhe unë edhe kur e nis një diskutim me një mik intelektual, për diçka që nuk ka lidhje me këtë përfundojmë po përsëri këtu. Në këtë vend mungon meritokracia, marrja e asaj që të takon dhe kjo krijon disnivele dhe për mënyrën si i trajtojmë tema të njëjta. Unë kam filluar që i përzgjedh ata që ndjek në Instagram në bazë të numrit të ndjekësve që kanë. Nëse kanë më pak vlejnë më shumë.(qesh). Sapo hap Instagramin sheh njerëz që një veshje u shkon 10 mijë euro, një çantë 3 mijë euro, e pajustifikuar nga lloji i profesionit që kanë.