Celebrities Gossip Showbiz

Stresi na prezanton me ‘pasurinë’ e tij!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Siç ishte dhe më i fundit që erdhi në bashkëpunim me One T dhe mban titullin ‘Win Win’. Artisti lajmëroi se së shpejti do të publikojë edhe këngë të tjera të reja. Përpos karrierës si artist, aktiviteti dhe postimet e reperit në rrjete sociale shpesh bëjnë shumë bujë. Ashtu si ka ndodhur dhe pak më parë, por këtë herë jo për anën e tij si ‘bad boy’ por për një dedikim shumë emocionues për prindërit e tij. Teksa është pyetur nga ndjekësit se cila është pasuria e tij më e madhe, Stresi është përgjigjur “Prindërit e mi” dhe krahas ka vendosur një foto tyren.

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.