Lifestyle Love & Sex

Studim/Meshkujt që kanë këtë mënyrë ecjeje kanë gjasa të vuajnë nga impotenca!

Sipas gjetjeve të një studimi të ri japonez, meshkujt që bëjnë hapa të vegjël kanë 40% më shumë gjasa të vuajnë nga impotenca sesa ata që bëjnë hapa të gjatë. Mediat e huaja shkruajnë se e gjitha varet nga forca e muskujve të legenit të tyre, me muskuj më të fortë që përmirësojnë aftësinë për të marrë dhe mbajtur një ereksion. Nëse muskujt tuaj të legenit nuk kanë qenë me të vërtetë një prioritet deri më tani, mbase duhet të jenë.

Studiuesit në Universitetin Hirosaki regjistruan ecjen e 324 burrave duke matur gjatësinë e hapave të pjesëmarrësve, si dhe lartësinë e këmbëve të tyre gjatë ecjes, i njohur si “testi me dy hapa”. Burrat me hapa të vegjël kishin një rezultat mesatar prej 153 cm, ndërsa hapat e mëdhenj u konsideruan si rezultat mesatar prej 166 cm.

Ndërkaq, përkundër miteve që qarkullojnë nëpër mediat sociale, vaksinat anti-COVID nuk shkaktojnë impotencë apo infertilitet të burrat. Ndërkohë, është e vërtetë që virusi SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen e COVID-19, paraqet një rrezik për të dyja çrregullimet.

Deri më tani, janë kryer pak studime mbi mënyrën se si virusi apo vaksinat ndikojnë në sistemin riprodhues mashkullor. Por studimi i fundit nga mjekët dhe studiuesit e Universitetit të Majemit, kanë hedhur një dritë të re mbi këto pyetje.

Ekipi, ka zbuluar implikime potencialisht të gjera për burrat e të gjitha moshave, përfshirë burrat më të rinj dhe ata të moshës së mesme, që duan të kenë fëmijë.

Unë jam drejtor i Programit të Urologjisë Riprodhuese në Universitetin e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Majemit. Bashkë me kolegët analizuam indet e autopsisë së testikujve të 6 burrave, të cilët vdiqën për shkak të infeksionit me COVID-19. Rezultati: virusi i COVID-19 u shfaq në indet e njërit prej burrave; ndërsa numri i ulur i spermatozoideve u shfaq në 3 pacientë të tjerë.

Një pacient tjetër që i mbijetoi COVID-19 iu nënshtrua një biopsi të testikujve rreth 3 muaj pasi ishte shëruar nga COVID-19. Biopsia tregoi se koronavirusi gjendej ende në testikujt e tij. Po ashtu ekipi zbuloi se COVID-19 ndikonte në funksionimin e organit mashkullor. Një analizë e indeve penile nga dy burra, tregoi se virusi ishte i pranishëm 7-9 muaj pas diagnostikimit të tyre me COVID-19. Të dy burrat kishin zhvilluar mosfunksionim të rëndë erektil (impotencë seksuale), ndoshta për shkak se infeksioni kishte shkaktuar reduktimin e furnizimit me gjak të penisit.

Interesant ishte fakti që njëri nga burrat, kishte vetëm simptoma të lehta të COVID-19. Tjetri ishte shtruar në spital. Kjo sugjeron që edhe ata që kalojnë një formë relativisht të lehtë të infeksionit nga virusi, mund të përjetojnë mosfunksionim të rëndë erektil pas shërimit të tyre. Këto zbulime nuk mund të cilësohen si plotësisht të habitshme. Tek e fundit, shkencëtarët e dinë se edhe viruset e tjera pushtojnë testikujt e meshkujve dhe ndikojnë në prodhimin dhe pjellorinë e spermës.