Showbiz

“Sunny Hill Festival”, konfirmohet pjesëmarrja e Calvin Harris

Duke patur parasysh suksesin e vitit të kaluar, Dukagjin Lipa nuk mund të mos e organizonte edhe këtë vit festivalin “Sunny Hill”.

Ky festival që nuk shërben vetëm si promovim për Kosovën që të hyjë në hartën e artit, kulturës dhe muzikës në Europë por gjithashtu që të mbështesë fondacionin e bamirësisë me të njejtin emër.

Biletat për këtë festival që do të zhvillohet më 2,3 dhe 4 gusht kanë dalë në shitje. Gjithashtu janë konfirmuar edhe këngëtarë të njohur si Ledri Vula, Kida, Generik, Njomza, Col3trane dhe së fundmi Calvin Harris.

Ai do të jetë një ndër të ftuarit kryesorë në këtë festival dhe këtë gjë sapo e ka konfirmuar Dua Lipa. Me anë të një video-je të postuar në rrjetin social Instagram, Dua Lipa ka shfaqur dj dhe producentin e famshëm teksa shprehet që është i emocionuar që do të performojë për herë të parë në Kosovë.