Celebrities Film & Tv Showbiz

Telashe në horizont, aktori i njohur i “Sex And The City” akuzohet për sulm seksual!

Aktori i njohur i “Sex And The City”, Chris Noth është akuzuar për sulm seksual nga dy gra, njëra prej të cilave pretendon se ai e përdhunoi në banesën e tij në vitin 2004, kur ai ishte 49 vjeç dhe ajo vetëm 22. Akuzat kundër aktorit amerikan, tani 67 vjeç, u detajuan në një raport të ri nga “The Hollywood Reporter” të publikuar ditën e djeshme.

Sipas botimit, dy akuzueset e Noth-it, të cilët nuk njihen me njëra-tjetrën, iu drejtuan “The Hollywood Reporter” veçmas dhe muaj të ndryshëm me akuzat e tyre kundër aktorit, i cili i ka mohuar me forcë. Të dyja gratë, të cilat përdorën pseudonimet Zoe, tani 40 vjeçe dhe Lily, tani 31 vjeçe, pohojnë se Noth kishte kryer marrëdhënie seksuale me to para një pasqyre, me sulmin e parë që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2004, ndërsa i dyti thuhet se ka ndodhur në vitin 2015, tri vjet pasi Noth u martua me gruan e tij, Tara Wilson, me të cilën ka dy fëmijë.

Të dyja gratë gjithashtu pretendojnë se sulmet ndodhën në një nga shtëpitë e Noth, e para në apartamentin e tij në Los Angeles dhe e dyta në pronën e tij në New York, pasi aktori i ftoi ato. Zoe, tha se ajo vizitoi shtëpinë e aktorit në West Hollywood për t’i kthyer një libër që ai i kishte huazuar, ndërsa Lily tha se ajo u kthye në apartamentin e Noth në Greenwich Village pas një takimi, kur ai e ftoi atë të shikonte librin e tij dhe koleksionin e shisheve të uiskit.

Të dyja gratë pohojnë se publiciteti i kohëve të fundit rreth rifillimit të “Sex And The City”, “And Just Like That”, ngjalli kujtime të dhimbshme të takimeve të tyre me aktorin. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, Noth, i cili ka dy djem me gruan e tij Wilson, Keats dhe Orion, pranoi se kishte takime konsensuale me dy gratë, por ai mohoi me forcë çdo akuzë se i kishte sulmuar ato.

Akuzat kundër meje të bëra nga individë që kam takuar me vite, madje edhe dekada më parë janë kategorikisht të rreme. Këto histori mund të kenë qenë nga 30 vjet më parë ose 30 ditë më parë, ‘jo’ gjithmonë do të thotë ‘jo’, kjo është një vijë që nuk e kalova. Takimet ishin konsensuale. Është e vështirë të mos vihet në dyshim koha e daljes së këtyre historive. Nuk e di me siguri pse po dalin në sipërfaqe tani, por e di këtë: nuk i kam sulmuar këto gra.

Zoe thotë se ajo u takua fillimisht me Chris ndërsa punonte në një pozicion të nivelit fillestar në një firmë të profilit të lartë ku Noth dhe personazhe të tjerë të famshëm kishin marrëdhënie të rregullta biznesi në vitin 2004. Ajo pretendon se aktori filloi të flirtonte me të në zyrë. Në atë kohë, Noth kishte tre vjet që takohej me gruan e tij aktuale, Wilson. Çifti filloi lidhjen e tyre në vitin 2001 pas takimit të parë në “The Cutting Room”, një club xhazi në New York në pronësi të aktorit, ku Wilson punonte si banakiere.

Megjithatë, sipas Zoe, aktori filloi të linte mesazhe ‘flirtuese’ në postën e saj zanore, për të cilat shefi i saj e paralajmëroi. Duke folur për “The Hollywood Reporter”, shefi i saj konfirmoi se ishte në dijeni të mesazheve, duke thënë se ishte e çuditshme që aktori do të kontaktonte punonjësen më të re në moshë, megjithatë ajo këmbëngul se nuk ishte aspak e shqetësuar prej tyre.