Tech

TikTok do të vijë me një tjetër risi së shpejti!

Aplikacioni që sa vjen e bëhet edhe më popullor, TikTok, po teston një aftësi të re për të ndarë klipet. Një veçori e re e quajtur ‘Repost’ duhet ta bëjë më të lehtë shpërndarjen e klipeve nga faqja me miqtë pa pasur nevojë t’i dërgoni ato përmes mesazheve të çastit.

Ky buton ‘Repost’ do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me butonin Retweet në Twitter. Edhe pse disa përdorues tashmë e kanë atë, kjo nuk funksionon tek të gjithë.

Butoni i ri do të kufizohet në faqen ‘For You’ nga menuja e ndarjes, që do të thotë se nuk do të jetë i disponueshëm në të gjithë aplikacionin TikTok. Përveç kësaj, klipet e ndara nëpërmjet butonit ‘Repost’ nuk do të shfaqen në profilin e përdoruesit që i ndan ato, vetëm në faqet ‘For You’ të miqve të tyre ose përdoruesve me të cilët ndjekin njëri-tjetrin. Për momentin, ‘Repost’ është duke u testuar në një grup më të vogël përdoruesish.

Së fundmi sipas të dhënave të ‘Cloudflare’, aplikacioni TikTok renditet i pari si domeni më i vizituar i internetit në botë për vitin 2021. ‘Cloudfare’ përfshinte shërbime të tjera përveç motorit të famshëm të kërkimit, si Maps, Gmail apo Google Photos. TikTok, është në pronësi të kompanisë kineze ”Byte Dance”. Pozicionin e tretë të domenëve më të vizituar, përfshirë edhe faqet web dhe aplikacionet, e mori rrjeti social Facebook, të katërtin Microsoft, ndërsa të pestin Apple. Në listën e 10 faqeve më të vizituara gjenden Amazon, Netflix, YouTube, Twitter dhe Whatsapp.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se së fundmi një mami “influencer” është kritikuar ashpër pasi ka postuar në TikTok një video, duke kërcyer pranë bebit të saj të sëmurë dhe të shtruar në spital. Whitney Leavitt, një grua amerikane, ka lindur fëmijën më 5 dhjetor dhe vetëm dy javë më pas, i porsalinduri kishte probleme me frymëmarrjen dhe u shtrua në spital.