Fashion

Tjetër nivel, nëse doni të dukeni sa më stil ky është aksesori që i mungon garderobës tuaj!

Çdo veshje e juaja qoftë në sezonin verë, vjeshtë apo dimër merr komplet një pamje tjetër nëse ju i shtoni aksesorin që zbukuron të gjithë pamjen tuaj, i cili është rripi. Ky aksesor ka një ndikim të madh në stilin tuaj të përditshëm dhe nuk ka asnjë shans që ju të dukeni keq me të. Format tuaja trupore do të dalin më në pah sidomos pjesa e belit.

Padyshim që ky aksesor është dhe do të mbetet gjithmonë trend-i dhe kësaj i kanë vënë “vulën” markat e njohura luksoze si Bottega Veneta dhe Loewe për përfshirjen e këtij aksesori në koleksionet e reja, si dhe Mango apo Zara.

Nga modelet e hollë prej lëkure deri tek opsionet e thurura me ngjyra, rripat janë më të gjithanshëm se kurrë dhe nuk mund të mohohet fuqia që ato kanë për të ndryshuar të gjithë pamjen e veshjes dhe nëse nuk na besoni shihni sesi do të dukeni në rast se do të filloni ta përdorni si aksesor:

1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9.
10.

Rikujtojmë, se së fundmi, shtëpia franceze e modës ‘Givenchy” është kritikuar ashpër pasi modelet mbanin varëse që ngjanin si litarë gjatë sfilatës në Javën e Modës në Paris. Tri modele mbanin versione ari dhe argjendi të aksesorit në shfaqjen Givenchy të pranverë-verë 2022. Ky “incident” vjen dy vjet pasi Burberry kërkoi falje për për një bluzë me kapuç, lidhëset e së cilës i ngjanin një litari në formë laku.