Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Sarah dhe Ditea Berisha nga influencer në prezantuese…

Motrat Sarah dhe Ditea Berisha ishin të ftuara në “Pardon My French” për një intervistë shumë interesante ku zbuluan gjëra rreth punës së tyre, jetës personale dhe jo vetëm. Ato janë shumë të dashura për publikun shqiptar, dhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë këtyre muajve të fundit.

Shumë të suksesshme që të dyja, motrat Berisha tashmë janë bërë pjesë e pandarë e medias teksa që të dyja kanë nisur moderimin në emisione dhe rubrika përkatëse. Sarah është bërë pjesë te “Kosherja”, teksa Ditea është pjesë e një rubrike tek “E Diell”. E pyetur për eksperiencën e saj në moderim, ja si shprehet Sarah.

U kam treguar videon e prezantimit në “Big Brother Vip Albania” në 31 dhjetor dhe kur e panë i pëlqeu shumë. Propozimi më erdhi nga ata, në fillim nuk ma mori mendja, mendova se do isha pjesë në një numër, por kur më thanë si moderatore isha shumë e lumtur.

Ndërkohë, si shprehet Ditea për eksperiencën e saj si moderatore?!

Ervini ma ka bërë punën e thjeshtë, në po bëjmë një rubrikë të këndshme. Unë kam qenë te “Influencer”, dhe mbase kisha spikatur aty dhe më erdhi propozimi.

Ndër të tjera, Ditea na tregon si e përshkruan ajo eksperiencën e Sarës në “BBV”.

Gjëja më e çuditshme ishte që persona që më përpara i kishin shkruar dhe Sarah i kishte ndihmuar me këshilla në veshje, më pas dërgonin mesazhe urrejtjeje.

Unë kam kaluar dy muaj stres kur Sarah ishte brenda, dhe thoja kam nevojë për psikolog kur të dali Sarah. Kisha marrë pjesë vetëm në dy intervista dhe hoqa dorë, më mjaftonte trysnia në Instagram. Njerëzit gjenin komente për çdo gjë… Njerëzit krijonin trysni mbi familjarët, më vinin mesazhe…