Celebrities Gossip Showbiz

U “infektua” edhe Adele nga trend-i i buzëve të fryra!

Ajo mahniti një turmë prej 65 mijë njerëzish në një nga koncertet e saj në BST Hyde Park javën e kaluar. Dhe pasi u kthye në SHBA, super ylli i muzikësa Adele shkoi për darkë me të dashurin e saj Rich Paul në Beverly Hills dhe ajo që habiti ishte se këngëtarja dukej me buzë të cilat ishin më të fryra se zakonisht.

Këngëtarja u nis për në restorantin grek dhe mesdhetar Avra me të dashurin Rich dhe buzët e saj ishin dukshëm më të fryra dhe për një moment fërkuam sytë sepse nuk na u duk fare si Adele. Nuk e dimë pse buzët e artistes duken kështu, ndoshta ka ndikuar shkëlqyesi që ka përdorur ose mund të ketë kryer edhe ndërhyrje estetike.

Ndërkaq, ndërsa 34-vjeçarja mori kohë për t’u shplodhur nga performancat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ende nuk i ka dhënë fansave një datë për shfaqjet e saj të planifikuara në Las Vegas, të cilat u anuluan me vetëm 24 orë njoftim në fillim të këtij viti.

Rikujtojmë, se Adele ka komentuar së fundmi rënien e saj drastike nga pesha, e nuk ka ngurruar të tregojë edhe ndikimin që pati kjo në shëndetin e saj mendor. Artistja tha në emisionin “Desert Island Discs” në Radio 4, se e kuptonte interesimin e madh të shtypit për humbjen e peshës së saj, pasi nuk e ndau publikisht udhëtimin e saj të rënies nga pesha si gjithë të tjerët.

U ndjeva keq që disa njerëz mendonin se komentet e të tjerëve nënkuptonin se nuk dukeshin mirë ose se nuk ishin të bukur. Disa nga ata që pashë ishin të rinj. Dhe kishte disa njerëz të tjerë që ndiheshin shumë të tradhtuar nga unë, duke thënë ‘Oh ajo iu nënshtrua presionit të ndjekësve’. Gjë që nuk më shqetësoi vërtet sepse ata nuk ishin pranë meje në orën 4 të mëngjesit, kur unë po qaja, kisha ankth dhe nevojë për ndihmë.