Celebrities Gossip Showbiz

U “kryqëzua” pasi puthi posterin e Vuçiç, motra e Emina Çunmulaj sqaron të vërtetën!

Të shumta ishin lajmet dhe kritikat që vërshuan pasi motra e modeles së njohur Emina Çunmulajt, Pepi publikoi në rrjetet sociale një fotografi të sajën ku shihej duke puthur një poster të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe krah saj shkruante: “E ardhmja është e ndritur”.

Së fundmi Pepi Cunmulaj ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram dhe ka sqaruar se postimi i saj ishte me ironi dhe se është keqinterpretuar nga të gjithë.

Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë kundërshtojnë motrën time Emina Çunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët. Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër, unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet. Unë vijë nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiç. Postimi është bërë me ironi. Kërkoj nga mediat të mos e shfrytëzojnë postimin tim për të sulmuar motrën time, e cila e ka dëshmuar misionin e saj fisnik për shqiptarët. Kërkoj ndjesë të gjithë miqve, familjarëve dhe shqiptarëve të cilët janë ndjerë të fyer nga postimi im, por ua them edhe një herë që në asnjë moment nuk e kam menduar se do të keqkuptohet sarkazma që kam bërë me atë postim.