Celebrities Gossip Showbiz

U martuan dhe u tha se së shpejti do të bëhen prindër, por nuk mbaron me kaq! Ja se çfarë i dedikon Taika Waititi Rita Ora-s!

Së fundmi këngëtarja e njohur Rita Ora ka ndezur thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën sekrete me Taika Waititi. 32-vjeçarja, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar në fshehtësi që vitin e kaluar, por kishin zgjedhur pikërisht muajin e kaluar ta bënin atë sekrete për të gjithë ndjekësit e tyre. Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në Instagram.

Ndërkaq, së fundmi partneri i Rita-s ka bërë një gjest shumë të ëmbël duke e gdhendur emrin e saj përgjithmonë në trupin e tij. Regjisori 47 vjeçar, ka vendosur të tregojë dashurinë e tij ndaj këngëtares duke bërë tatuazh shkronjën ‘R’ në dorën e tij. Teksa ndarë një video të tatuazhit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Taika me shaka shkroi: “Unë e dua ragbin”, duke u tallur se R është për ragbin dhe jo Ritën.

Rikujtojmë, se emri i këngëtares me origjinë shqiptare është përfshirë së fundmi në një ngjarje të çuditshme. Mediat britanike raportojnë se policia po kërkon një makinë me targa të personalizuara me emrin ‘Rita Ora’, pasi dyshohet se njerëzit që kanë përdorur atë kanë vrarë një të ri. Bëhet fjalë për babain e dy fëmijëve, Liam Smith, i cili u gjet i vdekur në një rrugë më 24 nëntor, pasi u qëllua për vdekje dhe iu nënshtrua një sulmi me acid.