Celebrities Gossip Showbiz

U tha se kaloi një sulm ankthi/Reagon për herë të parë Shakira!

Ditën e djeshme në rrjet u aludua se këngëtarja e njohur Shakira pas ndarjes nga Pique ishte parë teksa shoqërohej në një ambulancë për shkak të gjendjes së saj të rënduar mendore. Por jo, Shakira zbuloi se përjetoi një moment të frikshëm kur babai i saj u dërgua në spital javën e kaluar. Ylli i popit ndau me fansat një postim në Twitter të shtunën duke u thënë ndjekësve se babai i saj, emri i të cilit është William Mebarak Chadid, duhej të shkonte në spital pas një ‘rrëzimi të keq’. Ajo regaoi në Twitter duke thënë se:

Djema, po marr shumë mesazhe shqetësimi se jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit. Dëshiroj t’ju bëj të ditur se ato fotografi janë nga fundjava e kaluar kur babai im për fat të keq pësoi një aksident, u rrëzua dhe u dëmtua keq dhe e shoqërova me një ambulancë në spitalin ku ai po trajtohet tani. Ju lutem dërgoni të gjitha urimet tuaja më të mira për të dhe ju falënderoj të gjithëve si gjithmonë për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj.

Mesa duket Shakiar nuk po kalon një periudhë aspak të mirë jo vetëm për shkak të rrëzimit të babit por edhe vargu i zhvillimit të fundit në lidhje me ndarjen dhe tradhëtinë nga ish-partneri i saj, Pique. Së fundmi ajo dhe partneri i saj Gerard Pique, njoftuan në një deklaratë të përbashkët se po ndahen.

Çifti ishte së bashku për më shumë se një dekadë dhe gjithashtu kanë dy fëmijë së bashku. Njoftimi vjen mes thashethemeve në tabloidet spanjolle se çifti ishte në prag të ndarjes me burime që pretendonin se futbollisti e kishte tradhtuar artisten. Në deklaratën e Shakirës thuhej:

Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.

Gazeta spanjolle El Periodico raportoi se çifti kanë jetuar veçmas për disa javë pasi Pique u dëbua nga shtëpia e familjes nga ylli i muzikës pop.