Bota

Ushtria ukrainase thotë se trupat ruse u tërhoqën rreth Bahmutit!

Ukraina thotë se forcat e saj kanë ndalur me sukses një sërë sulmesh në qytetin e Bahmutit duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen në pjesë të qytetit lindor. Kjo në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky zotohet që trupat ukrainase të rimarrin çdo pjesë të tokës së pushtuar nga Rusia.

Në përditësimin e sotëm, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se zmbrapsën 39 sulme ruse në vijën e frontit Bahmut-Avdivka-Marinka gjatë 24 orëve të fundit. Gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskiy, komandant i forcave tokësore të Ukrainës, bëri të ditur se forcat ruse ishin tërhequr deri në 2 kilometra në disa zona të Bahmutit.

Operacionet efektive të mbrojtjes së Ukrainës në Bahmut luftuan trupat mercenare Wagner, duke detyruar zëvendësimin e tyre me forca të rregullta më pak të trajnuara, të cilat u mundën dhe u detyruan të largoheshin.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner pohoi se disa kilometra nga territori i vijës së parë humbën pasi forcat e rregullta të ushtrisë ruse u larguan përballë luftimeve të ashpra në Bahmut. Prigozhin pranoi vdekjen e 500 luftëtarëve nga grupi i tij.

Gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskiy konfirmoi se forcat ruse janë tërhequr deri në 2 kilometra në disa zona, me trupat mercenare të Wagner-it që u “mposhtën nga operacionet efektive të mbrojtjes”.

Agjancia e lajmeve Reuters citoi një deklaratë të një brigade të Ukrainës ku thuhej:

Zyrtare: raporti i Prigozhinit në lidhje me 500 trupat e rusëve është i vërtetë!

Një ditë më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se operacioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është shumë i vështirë, por se disa qëllime janë arritur.

Zelensky është zotuar të mos ndalet derisa e gjithë Ukraina të çlirohet.

Ne nuk harrojmë për asnjë minutë se çdo ditë e pranisë së pushtuesit në tokën tonë është një tundim që ai të mendojë se do t’ia dalë.

Ai nuk do të ketë sukses në asgjë. Ne duhet t’ia kthejmë Ukrainës lirinë, sigurinë e të rikthehet në Europë. Ne do ta bëjmë këtë. Ne nuk do t’i lëmë armikut asnjë pjesë të tokës sonë. Tirania nuk do të mbretërojë askund këtu!