Celebrities Gossip Showbiz

Vila e Beyoncé dhe Jay-Z në flakë!

Pas hajdutëve, tani edhe shtëpia në flakë!

Kjo nuk duket një periudhë aq e mirë për Beyoncé, të cilës në mars i hynë grabitësit në banesë duke i marrë çanta e bizhu në vlerë rreth 1 milion dollarë. E sikur të mos mjaftonte kjo, “New York Post” njofton se vila në Nju Orlins u përfshi nga zjarri dhe ndërhynë 22 zjarrfikës për ta vënë nën kontroll.

Këngëtarja dhe bashkëshorti Jay-Z nuk gjendeshin në shtëpi në momentin e flakëve, shkaqet e të cilave nuk dihen ende. Mësohet se zjarri u shua pas dy orësh.

Një zëdhënës i çiftit i cituar nga “New York Post” deklaroi:

Nuk pati të plagosur, as të evakuar. Nëse zjarrfikësit nuk do të kishin shkuar aty me shpejtësi, gjithçka do të kishte vajtur shumë më keq. Shtëpia është historike.

Policia në Nju Orlins nisi hetimet pasi autoritetet morën një sinjalizim për një person të dyshimtë në zonë në momentin e zjarrit. Dëmet materiale mbeten ende të vlerësohen dhe mësohet se vila vlen 2.4 milion dollarë.