Celebrities Gossip Music Showbiz

Xhensila Myrtezaj po përgatit një surprizë për adhuruesit e muzikës së saj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory Xhensila na ka treguar se po përgatit një surprizë të re për adhuruesit e muzikës së saj. Bukuroshja ka postuar pamje nga një studio muzikore, duke na treguar kështu se po punon për një projekt të ri muzikor. Nuk e dimë ende nëse këtë herë Xhensila do të vijë me një bashkëpunim apo jo.

E ftuar në një nga episodet e “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Çifti janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie dhe prej kohësh tanimë ndajnë me ne në rrjete sociale postime shumë romantike, por dhe shumë të ëmbla me vogëlushen e tyre. Pak ditë më parë çifti festoi 5-vjetorin e kurorëzimit të dashurisë në martesë dhe padyshim që bukuroshja nuk mund të mos i dedikonte bashkëshortit të saj disa fjalë mjaft emocionuese.