Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Ylli i filmave Dwayne Johnson tregon sekretin e të dukurit përherë në super formë!

Së fundmi aktori hollivudian Dwayne Johnson ka dhënë një intervistë për revistën “Men’s Health” dhe ka treguar se si ia del të qëndrojë në super formë. Si shembull ylli i filmave aksion ka treguar planin rigoroz të ushqimit dhe stërvitjes për rolin në filmin “Black Adam” nga viti 2022. Për të arritur dukjen e superheroit të vërtetë, Dwayne ka konsumuar 6 racione në ditë.

The Rock ka zbuluar që ka pasur një ekip të tërë kuzhinierësh dhe trajnerësh të cilit ishin të ngarkuar për planin e tij të ushqimit. Aktori ka pasur numër të saktë racionesh dhe ushtrimesh të nevojshme për arritjen e dukjes së supeheroit. Ai u shpreh se:

Filloja ditën me vezë, mish, karbohidrate komplekse që gjenden në tërshërë dhe fruta, zakonisht papaja dhe boronica. Pastaj, vijoja me stërvitjen e mëngjesit dhe shpejt racioni i dytë rreth orës 10. Zakonisht ai përbëhej nga orizi, gjoksi i pulës dhe zarzavatet. Kryesisht deri në fund të ditësh është i njëjti lloj racioni i cili përbëhet nga kombinimi i artikujve të tjerë ushqimor si peshku, mishi i pulës, patate të ëmbla dhe zarzavate.

Aktori gjithashtu pranoi se ai rrallë ha ushqim vetëm sepse ka shije të mirë.

Babai më mësoi shumë herët, në moshën 5-vjeçare, të mos haja për të ngopur gjuhën, por të haja për të ushqyer trupin.