Bota

Ylli i filmave për të rritur dëshmon në gjyqin ndaj Trump: Më thërriste “tufa e mjaltit”!

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels raportohet se u pagua nga Donald Trump 130,000 dollarë për ta bërë atë të heshtë dhe të mos dilte në publik përpara zgjedhjeve të 2016-ës, për të folur për lidhjen e saj të dyshuar me Trump.

Siç raporton BBC, gjatë dëshmisë në seancën gjyqësore, Prokurorja Susan Hoffinger pyeti Daniels për turneun e golfit të famshëm në vitin 2006, në Tahoe, ku ajo u takua me Trump, pasi ka një foto të të dyve në këtë event.

Daniels ka treguar se ajo shkoi për të ndihmuar në promovimin e turneut dhe u takua me Trump në fushën e golfit.

“Ishte një takim shumë i shkurtër”,  thotë ajo për takimin e parë me të.

Ajo thotë se pas turneut të golfit është takuar sërish me Trump në një suitë, ndërsa shton se nga të gjitha gratë e filmave për të rritur që morën pjesë në këtë turne, ish-presidenti kishte kujtuar vetëm atë.

 “Më kujtoi mua në mënyrë specifike, se unë isha e zgjuara”, është shprehur ajo sipas BBC.

Sipas saj, ka qenë truproja e Trump i cili i është afruar dhe i ka dhënë ftesën për të ngrën një darkë më ish-presidentin, por sipas saj ajo fillimisht ka refuzuar.

Daniels thotë se pasi ajo refuzoi ftesën e Trump për darkë, truproja e tij Keith Schiller mori numrin e saj të celularit dhe më pas i dërgoi mesazh.

Ajo tha se kishte një darkë tjetër, por publicisti i saj e inkurajoi të shkonte në darkë me Trump, dhe më pas shkoi.

Çfarë ndodhi në dhomën e hotelit? Daniels dha një përshkrim të detajuar të asaj që ndodhi, pranë gjykatës. Ajo tha se hoqi rrobat e saj dhe kreu aktin seksual me Trump. Më pas, ajo tha se “u largua aq shpejt sa munda”.

Daniels tha se Trump nuk shprehu shqetësim për gruan e tij, Melania, dhe as nuk i kërkoi Daniels që ta mbante konfidencialitetin e takimit.

Daniels dëshmoi se ajo filloi të fliste me Trump shpesh, një herë në javë. Ajo tha se Trump filloi ta quante “tufa e mjaltit”, të cilën ajo e përshkroi si “të çuditshme”.