Botë e Çuditshme Tech

Zbuloni misionin e NASA-s për të “joshur” alienët!

NASA po planifikon që të dërgojë foto të njerëzve të zhveshur në hapësirë për të tërhequr alienët. Bëhet fjalë për një ilustrim të një burri dhe gruaje të zhveshur duke përshëndetur. Kjo është pjesë e një projekti të quajtur ‘Beacon in the Galaxy’ (BITG).

Shkencëtarët kanë për qëllim që përmes këtij ilustrimi të krijojnë më në fund kontakt me jashtëtokësorët. Së bashku me figurën e burrit dhe gruas, shkencëtarët kanë shtuar dhe përshkrimin e strukturës së një molekule të ADN-së. Vizatimet e anatomisë njerëzore të dërguara në hapësirë ​​në projektin “Beacon in the Galaxy”.

Shkencëtarët janë përpjekur që të përshkruajnë dhe gravitetin. E gjithë kjo bëhet një mesazh i koduar binar që mund të dërgohet në hapësirë. Ata besojnë se ky mesazh i koduar binar mund të kuptohet nga alienët. Ndërkaq, një studim kinez ka zbuluar se kur njerëzimi mund të ketë kontaktin e parë me jashtëtokësorët.

Ekspertët e Universitetit të Pekinit mendojnë se në rastin më të mirë, duhen edhe 2000 vite të tjera, ndërsa në rastin më të keq, plot 400 mijë vjet. Në studim thuhet se:

Si qenia më inteligjente në Tokë, misteri më i madh që kemi është fakti nëse jemi unikë apo jo. Ka apo nuk ka qytetërime komunikuese në galaksi do të mbetet hipotezë, derisa të kemi kontaktin e parë.

Publikimi i më shumë se 1500 faqeve të dokumenteve ka hedhur dritë së fundmi mbi punën e një programi sekret të Pentagonit që kaloi pesë vjet duke studiuar alienët dhe të ardhmen në hapësirë. Udhëtimi në kohë dhe teknologjia kundër gravitetit mund të jenë brenda mundësive të njeriut dhe mund të na ndihmojnë të vizitojmë botë të tjera, sipas dokumenteve të publikuara nga Pentagoni.