Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni! Kim Kardashian vjen me një projekt që nuk na e priste mendja…

Kim Kardashian është një personazh televiziv, aktore, producente, biznesmene dhe modele. Duket se Kim nuk ndalet pasi këtë herë vjen me një projekt të ri, ku në pah do të dalë zëri i saj.

Pak orë më parë, ka dalë trailer-i i “Paw Patrol”, dhe Kim do të jetë pjesë si aktore me zërin e saj. Ajo do të luajë rolin e Delores, e cila sapo ka ardhur në ekipin e qenit, një ekip me një mision shumë bujar për të shpëtuar qytetarët e “Mission City”.

Të tjerë aktorë do të jenë edhe Jimmy Kimmel, Dax Shepard, Tyler Perry, Marsai Martin, Randall Park, Yara Shahidi dhe Ron Pardo. Një detaj interesant është se Marsai, i cili i jep zërin personazhit të quajtur Liberty , ka thënë se nuk e kishte idenë që Kim ishte pjesë e aktorëve.

Madje, edhe vetë Kim ka postuar në rrjetet e saj sociale trailer-in me një shkrim dhe duket se është vërtet e emocionuar.

Jam shumë e emocionuar t’ju them se do të luaj rolin e Dolores në “Paw Patrol”. Shikoni trailer-in tani dhe mos humbisni rastin të shihni filmin në teatër në 20 gusht.

https://twitter.com/KimKardashian/status/1400445267602706432?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1400445267602706432%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tmz.com%2F2021%2F06%2F03%2Fkim-kardashian-voicing-delores-poodle-paw-patrol-movie%2F