Një intervistë tepër interesante gjatë pjesës së fundit të “Big Brother VIP Radio” ku Egli ka moderuar në një mënyrë tepër profesionale dhe ngacmuar të ftuarit me pyetje pikante, ku gjithashtu ka shprehur se ka vënë re një afrimitet nga Valbona tek banoret, vajzat e reja, që vijnë në shtëpi e duke i bërë shoqe, por ka parë dhe nga historitë më parë, që nuk përfundojnë mirë.
Kështu ajo i ka kërkuar të shpjegojë më shumë rreth situatës së saj me Olën, e cila u shfaq e afërt me Valbonën por më pas doli në një darkë me Laertin, interesin romantik të banores. Kështu Valbona ka shprehur se ky veprim ishte një “thikë pas shpine” për të.
Vajza të cilën përshkrove… Vajza që ka bërë këto gjëra në shtëpi para se të hynte Gjesti në shtëpi, është Egli Tako… Përsa i përket Olës, nuk qendron fakti që unë marr vajzat i rekrutoj, që mbaj afër apo çfarë unë i them…
Pak sekonda më pas, një përplasje ka ndodhur mes Eglit, G-Banit dhe Valbonës, e cila i akuzon moderatorët që nuk po e lejojnë të flasë e të shprehet, edhe pse gjatë përgjigjeve ajo po hedh akuza drejt tyre dhe ata i kanë kërkuar që të mos zgjerojë përgjigjet por të japë një mendim të saktë për temën dhe pyetjen, Gjithsesi ajo ka vijuar duke u shprehur:
Ola është një vajzë që ka ardhur në këtë shtëpi dhe është afruar me mua, kushdo vajzë këtu në shtëpi, edhe djalë, unë do të bisedoj me të…
Pas kësaj deklarate, G-Bani dhe Egli kanë komentuar duke pohuar se ky është mendimi i Valbonës, që të tjerët i afrohen. Kështu Valbona i është drejtuar Eglit duke i thënë:
Ti ke ardhur tek unë, më ke bërë shoqe…
Diçka që Egli e ka mohuar e nuk ka dashur ta vazhdojë si temë pasi konfirmoi se është një shtëpi që survijohet me kamera dhe çdo gjë shihet. Valbona ka vijuar të përgjigjet rreth situatës së saj me Olën:
Unë jam ndjerë keq pasi në asnjë koment s’më kishte treguar këtë pëlqimin… nuk më kishte folur për këtë. A kishte parë diçka tek Laerti, erdhi diçka e papritur… ‘Nuk të duket një date, je thjesht pa ngrënë dhe të ka ardhur një darkë?’
Arsyeja pse unë mora thikën pas shpine është sepse Ola nuk u tregua e sinqertë me mua, unë jam treguar e sinqertë me të…
Egli gjithashtu ka përmendur detajin që në momentin që Bona ka hyrë në shtëpi, ajo ka deklaruar se nuk besonte në dashuri. Diçka që është pasuar nga G-Bani duke pyetur nëse Laerti e ka ndryshuar këtë mendim.
Lupën unë ia kam vendosur Laertit në moment që të tha ty vazhdo… unë nuk besoj tek dashuria, ditët e mija të para, mëngjesi dhe darka mbylleshin me Laertin. Laerti po më tregonte një tjetër Laert nga çfarë kam parë nga jashtë
Dhe kështu, minutazhi që banorët kishin për këtë intervistë të këndshme mbaroi, diçka që solli një revoltim nga ana e Xenit, i cili shpërtheu ndaj Valbonës duke i shprehur falenderime me tone ironie, që ajo e eklipsoi atë me fjalë boshe e të panevojshme.
Me pas kjo ka shkaktuar një debat mes Valbonës dhe G-Banit sërish, pasi përgjigjet e saj zgjasin shumë.