BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Valbona shumë e zhgënjyer nga Laerti? “Momenti që më ka goditur, kur Laerti ka shkuar…” Po momenti i saj më i lumtur? “Kur Jozi u eliminua…”

“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel me një episod maratonë që e keni ndjekur nga ora 16:00 deri në 19:00.

Banorët e shtëpisë u ndanë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e fundit, ishin moderatorë Egli dhe G-Bani me të ftuar Valbonën dhe Shkëlzenin.

Egli e ka nisur menjëherë me Valbonën me një pyetje paksa provokuese, duke kërkuar të dijë për momentin më kulminant në shtëpi. Qoftë ky i mirë apo i keq, për të cilën Valbona i është përgjigjur duke thënë:

Momente që më kanë mërzitur këtu në shtëpi janë të shumta se i kam marrë shumë afër zemrës, sepse kam qenë vetja në shtepi. Një situatë që më ka mërzitur shumë ka qenë situata mes meje dhe Laertit, jam zhgënjyer shumë nga Laerti, prisja një mbrotje… Nuk u ndjeva mirë që zgjodhi Rozanën (në zinxhirin e shpëtimit) sepse e dija që isha personi që donte më shumë në këtë shtëpi, shumë respekt ka qenë nga ana ime për shoqërinë me Rozanën, një nga moskuptimet tona kanë qenë se asnjëherë nuk kam pranuar të jem pjesë e lojës.

Më pas ajo ka vijuar duke shpjeguar se:

Padiskutim që jam ndjerë keq, nuk jam bërë pjesë e lojës… momenti që më ka godituar, ka qenë kur Laerti i ka shkuar G-Banit në momentin që ai e ka pyetur nëse ka diçka për të. Prisja komplet diçka tjetër… Realisht ka ndikuar shumë tek unë, e kam filluar t’i shoh gjërat, kam marr një lupë në dorë… Në momentin që vjen, djali-djalit, ore ke diçka apo do më lësh mua të bëj përpjekjen time pasi unë e kam këtë pëlqim…

Pas këtyre deklaratave, ajo është pyetur se kush ka qenë momenti më emocionues apo i lumtur brenda shtëpisë. Valbona ka shprehur:

Momenti më i bukur ka qenë, moment shumë emocionues dhe që nuk e kam ditur që do jem në një sprovë të tillë. Ka qenë në javët e para kur Jozi u eliminua dhe kam dashur ta përcjell te dera dhe sapo kam parë ato kutitë, kam dashur ta shpëtoj, mora çekiçin për të thyer kutinë, e kam thyer me duar… madje kur kam marr biletën në dorë, kam qenë shumë e emocionuar.