I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Arbër Dervishaj, i riu që është bërë viral në rrjete sociale nga mënyra e tij unike e të reklamuarit. Mbi të gjitha, Arbër u bë i njohur edhe nga një video ku kundërshtonte kryeministrin Edi Rama në një takim me studentë, duke e quajtur atë ‘mashtruesi më i madh’…
Ku e gjete guximin që t’i drejtoheshe kryeministrit me këto fjalë?
Ishte një ndjesi e imja, ashtu m’u duk. Thashë çfarë mendova.
Vazhdon të mendosh që Rama është mashtruesi më i madh i këtoj vendi?
Pyetje olimpiade kjo (qesh). Njeriu duhet të thotë atë që mendon… Është mendimi që ka qenë.
Pas atij takimi a u hase me Ramën?
Për këtë pjesë jam mirënjohës që nuk pati pasoja.