Lyle dhe Erik Menendez i afrohen lirisë. Gjykatësi amerikan Michael Jesic nga Van Nuys, Los Angeles, vendosi që vëllezërit e dënuar me burgim të përjetshëm e pa mundësinë e lirimit me kusht për vrasjen e prindërve të tyre në vitin 1989, mund të kenë një ulje të dënimit pas 35 vitesh burg. Të dy nuk përbëjnë më rrezik për shoqërinë, sipas gjyqtarit që dëgjoi dëshmitë më të fundit nga familjarët, një ish-shoku i qelisë e një gjyqtar në pension.
Brenda gjykatës së Los Anxhelosit, pas një seance dëgjimore që zgjati rreth tetë orë, gjyqtari Michael Jesic vendosi se dy vëllezërit kanë të drejtën e uljes së dënimit: nga përjetësisht pa ulje në 50 vjet burg me mundësi aksesi në prova. Në marrjen e vendimit, Jesic zbatoi një ligj të vitit 2018 në Kaliforni e që mbron ata që kryejnë krime të rënda para moshës 26 vjeç. Kur dyshja nga një familje e pasur qëlloi për vdekje prindërit në verën e vitit 1989, ata ishin 18 e 21 vjeç.
Rasti tronditi opinionin publik dhe u rikthye në qendër të vëmendjes nga një dokumentar e një serial televiziv.
Nuk është në dorën time të vendos nëse ata duhet të lirohen sot, tha gjyqtari Jesic, por unë mendoj se ata e meritojnë një shans.
Dy burrat, tani mund të paraqiten para një gjyqtari të lirimit me kusht, i cili 35 viteve pas hekurave mund të hapë dyert e burgut të San Diegos ku janë të burgosur dhe nga i cili janë lidhur gjatë seancës së rishqyrtimit.
Dëshmitë në favor të dy Menendezëve
Gjatë gjithë ditës së djeshme, familjarë, avokatë e persona të njohur dëshmuan se Menendezët janë rehabilituar plotësisht dhe nuk paraqesin më rrezik për shoqërinë. Anerae Brown, një ish-shok burgu i të dyve, me lot në sy u shpreh:
Pa Lyle dhe pa Erikim, unë mund të jem ende atje duke bërë marrëzi. Falë tyre kam lënë mënjanë inatin e kam filluar të kem sërish shpresë, u shpreh ky person, i cili tashmë është i lirë, është bërë baba dhe ka një punë.
Një nga kushërirat e Menendezëve, Anamaria Baralt, deklaroi:
Në të dyja anët e familjes, ne besojmë se 35 vjet janë të mjaftueshëm, ne i kemi falur.