Sa zgjat mesatarisht seksi nëpër botë? Studimet tregojnë se mesatarja e kohës së seksit ndryshon shumë nga vendi në vend. Në vendet e Amerikës Latine si Ekuadori, çiftet kalojnë deri në 24 minuta në shtrat. Po ashtu, Bolivia dhe Cuba mbeten lart në këtë renditje me rreth 22-23 minuta. Vendet e Afrikës si Kameruni, apo edhe Sudani, janë po ashtu vende ku akti zgjat shumë.
Në anën tjetër të spektrit, disa vende kanë një mesatare shumë më të shkurtër, Pakistani vetëm 42 sekonda, Bangladesh 1 minutë, Kina 1 minutë e 24 sekonda dhe Turqia rreth 1 minutë e 54 sekonda. Shtetet e Bashkuara nuk kalojnë 2 minuta mesatarisht. Vlerësohet se sot ka afërsisht shtatëdhjetë milionë individë aseksualë, afërsisht 1% e popullsisë së botës. Me aseksual nënkuptojmë dikë që ka mungesë totale të tërheqjes fizike ndaj të tjerëve, ose ka mungesë të nxitjeve drejt aktivitetit seksual. Sot shkenca e konsideron aseksualitetin si orientimin e katërt seksual në të njëjtin nivel me heteroseksualitetin, homoseksualitetin dhe biseksualitetin.
Por nëse për shumë njerëz mungesa e dëshirës është një gjendje fizike, për të tjerët është rezultat i zisë, i traumave sentimentale, rezultat i imponuar, i marrëdhënies në çift. Ka pozicione të feminizmit, që nëpërmjet abstinencës, gjejnë ‘një arratisje’ nga kultura e dëshirës mashkullore mbizotëruese dhe asimetrike. Presioni për të studiuar, për të krijuar një karrierë ose për të kursyer për një shtëpi mund të kenë përparësi në këtë tematikë. Në rastin e të rinjve, shkaqet janë pjesërisht të ndryshme. Lidhur me rritjen e problemeve të shëndetit mendor, të cilat pandemia vetëm i ka përkeqësuar. Por edhe ndaj izolimit social.