Aktualitet

Vetëm 4 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, numri më i ulët që nga fillimi i pandemisë

Vetëm 4 raste të reja me koronavirus u shënuan 24 orët e fundit në vend, numri më i ulët në dy muajt e fundit.  Totali i të prekurve shkon në 872. Pas kryerjes së 121 testimeve në orët e fundit, harta u zgjerua me dy tw infektuar në Tiranë, një në Kamëz e një në Shkodër.  4 persona të tjerë u shëruan, çka e çon në 654 totalin e atyre që fituan betejën me koronavirusin.  Në vend aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë, tre në terapi intensive. Prej mbi 10 ditësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.  Deri tani, në vendin tonë janë kryer 11.089 testime, nga të cilat, 10.559 molekulare dhe 530 serologjike. Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale.  Bizneset në vend duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.