Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Dritan Hallunajn e Krimeve të Rënda dhe Brunilda Kadin e Gjykatës së Tiranës. KPK vendosi se dy gjyqtarët kaluan vettingun pasi iu nënshtruan kontrollit të figurës, pasurisë dhe anës profesionale. ILDKPKI-ja në raportin e saj thoshte se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie. Edhe Brunilda Kadi rezultoi i pastër, pa fshehje pasurie apo deklarim të rremë.