Politikë

Vettingu në politikë, Rama përshëndet idenë e Bashës

Edi Rama i përgjigjet Lulzim Bashës mbi propozimin e Vetting-ut në politikë. Kryeministri  e përshëndet këtë ide dhe shprehet i gatshëm të diskutojë me Partinë Demokratike. “Vetting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vettingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”-në, shkruan shefi i Qeverisë. Basha e bëri propozimin në Elbasan ku u mblodh sot Opozita duke bojkotuar Kuvendin, sikurëse veproi në fillimjavë me takimin në Shkodër.