Aktualitet

Vettingu, shkarkohet gjyqtari Artan Broci, rikonfirmohet Medi Bici

Vetting-u për Gjykatën e Lartë, shkarkohet gjyqtari Artan Broci, rikonfirmohet Medi Bici. Procesi i rivlerësimit në këtë institucion mbyllet me 5 anëtarë mbetës dhe 4 kalues. Problemet me pasurinë i kushtuan sot shkarkimin Brocit, vendimi për të cilin u dha sot, pak minuta përpara se Bicit t’i komunikohej vazhdimi në detyrë. Ditët e kaluara, me shkarkime u përballën dhe Tom Ndreca, Admir Thanza, Artan Zeneli e Shkëlzen Selimi. Ndërkaq, Vetting-un e kaluan me sukses vetëm Edmond Islamaj, Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe së fundmi Medi Bici.