Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të humbasë asnjë ditë kohë për t’i dhënë drejtim punëve në Bashkinë e Tiranës.
LEXO EDHE: Shkarkimi i Veliajt/ Berisha: Ata që sulmonin gjykatës, dje i bënë gjyqin pa mëshirë!
Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, lideri i socialistëve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë.
Burimet bëjnë të ditur se paraditen e sotme, teksa vëmendja e mediave ishte në Kuvend, Rama ka thirrur në zyrën e tij nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu.
LEXO EDHE: Solli ‘burrin’ e Diellës në Parlament, Saimir Korreshi: Bateri kastravec, i solla dhe pajën!
Ndërkohë Top Channel mëson se në agjendë për sot është parashikuar edhe një tjetër takim në orën 18:00 me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku tema e takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet në kryeqytet.
Ndërkohë që socialistët kanë nisur punën për përballjen tjetër pas asaj të 11 majit, demokratët ende nuk kanë dalë me një kandidat.
I pyetur sot kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita ka disa kandidatë, por pa përmendur emra.