Aktualitet

Vidhet thertorja në Lushnjë, furgoni i biznesit përfundoi në kanal!

Gjatë natës, një thertore në Lushnjë ra pre e grabitjes. Autorët arritën të merrnin kasafortën me para, por ende nuk dihet sasia e tyre. Duke mos u mjaftuar me kasafortën, tentuan të grabisnin edhe furgonin e biznesit, por përfunduan në një kanal, jashtë rruge. Pavarësisht kësaj, u larguan me një mjet tjetër, bashkë me kasafortën.

Në nisje të hetimeve, në zonë po merren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve, për të gjetur e zbardhur dinamikën e ngjarjes, si dhe për të zbuluar mjetin e përdorur nga autorët për të kryer vjedhjen.

Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ra në kanal, në dalje të fshatit Golem i Vogël, raportohet se grabitësit u larguan me një tjetër makinë dhe sipas burimeve nga policia dolën në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Policia ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.