Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri mbi tunelin e Kalimashit/ Meta: Tuneli është i kalueshëm dhe i sigurtë.

Janë vënë nën kontroll flakët mbi tunelin e Kalimashit. Zjarrfikësit nga Shqipëria dhe Kosova kanë vijuar operacionin gjatë gjithë natës për normalizimin e situatës.
Ndërkohë, vijon ende operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Kalimash.
Në ndihmë të zjarrfikësve shqiptarë erdhën mbrëmjen e kaluar edhe 34 zjarrfikës nga Kosova, të cilët morën pjesën në operacionin për shuarjen e flakëve masive.

Meta shkon në Kalimash

Presidenti Ilir Meta gjatë natës u nis drejt tunelit të Kalimashit, për të parë nga afër situatën me zjarret.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shteti dha lajmin se tuneli është i kalushëm dhe i sigurt. Po ashtu ai falënderoi forcat operacionale të të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës të cilat janë angazhuar për të fikur zjarret.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, shkruan Kreu i Shtetit.