Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se ka nisur shpërndarja e dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë, duke filluar sot me qarqet Korçë dhe Lezhë, dhe më pas Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, që përfaqësojnë 36.3% të zgjedhësve të regjistruar jashtë vendit.
Shtetet ku janë dërguar më shumë zarfe janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Votuesi i parë që ka marrë fletën e votimit është nga Dibra dhe jeton në Gjermani. Ai e ka pranuar zarfin në orën 07:15 të mëngjesit. Deri tani, 111 persona kanë kthyer zarfin me votën e tyre.
Celibashi thekson se votimi nga jashtë konsiderohet i nisur zyrtarisht.
Ilirjan Celibashi: Kemi nisur sot përgatitjen ed dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për qarkun Korçë dhe Lezhë, në pjesën e dytë të ditës së sotme fillojmë me qarkun Tiranë. Deri tani kemi dërguar rreth 90 mijë zarfe që përbëjnë 36.3% të numrit total të zgjedhësve që janë regjistruar si votues nga jashtë.
Shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania.
Synojmë që gjithë procesin ta [përfundojmë brenda 2 ditëve, sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar votuesi i parë që i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit i përket qarkut Dibër dhe është në Gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta. Ky është votuesi i parë që ka marrë dokumentacionin zgjedhor të dërguar nga KQZ. Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar me telefon postierin dhe është tërhequr zarfi.
Votimi nga jashtë tashmë konsiderohet i kryer, që në momentin që një prej votuesve që ka marrë zarfin e ka kthyer mbrapsht.