Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Votojnë Adriatik Lapaj, Elisa Spiropali e Lulzim Basha!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka votuar në qendrën e votimit në Parkun Olimpik për zgjedhjet e 11 Majit. Në një prononcim për mediat, Spiropali iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, e shtetit, e kombit dhe Shqipërisë. Iu bëj thirrje të gjithëve që të votojnë sot me qytetari ashtu siç është zhvilluar fushata zgjedhore. Të tregojmë se jemi evropianë në mendje, zemër, ideale dhe standarte. Sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë.

Më herët, Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” ishte i pari mes liderëve politikë që votoi sot. Lapaj votoi rreth orës 08:00 në Shkollën e Mesme Ekonomike, në rrugën “Myrtezim Këlliçi”, në Tiranë. Rreth dy orë nga hapja e qendrave të votimit, votoi dhe drejtuesi politik politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili gjithashtu apeloi për të ushtruar të drejtën e votës.